“Rama na ka kthyer në bujkrobër”, fermerët takim me Berishën: Ka shkuar 2.5 mln lekë kostoja për një hektar! Duam naftë pa akcizë doktor

Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me fermerët në Berat.

Një nga fermerët i ka kërkuar kryedemokratit që kur të vijë në pushtet, nafta për bujqësinë të bëhet pa akcizë, gjë që do të ndihmonte me uljen e kostos së prodhimit.

Ai u shpreh se me rritjen e çmimit të naftës, kostoja për një hektar tokë ka shkuar në 2.5 milionë lekë.

“Fermerët e Lushnjes para një javë janë ofenduar. Fermerë është fjalë e bukur, Rama na ka vënë emrin bujkrobër. Këtë e ka bërë me planin në drejtim të çmimeve, subvencionimeve dhe politikat që ka bërë. Çmimi i naftës e ka çuar 18 mijë lekë plugimin, 15 frezën dhe kostoja për një hektar është 2.5 mln lekë për një kulturë misër për shembull. Çfarë po ndodh? Ju keni thënë shumë gjëra, e mira do të ishte t’i thoni fermerit shqiptarë që do ta bëni naftën si e gjithë Europa, naftë bujqësie pa akcizë doktor, ky është gjaku që do t’i jepni fermerëve”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×