Shkrumbohet gjatë natës automjeti i 38-vjeçarit me të shkuar kriminale. Dyshimet e policisë

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen nr. 4 të Sarandë, duke u djegur plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas informacionit paraprak, automjeti ishte në pronësi të shtetasit Aljon Pasho, 38 vjeç, i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se Pasho është dënuar më herët me 4 vite e 5 muaj burg për vepra penale që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje.

Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të djegies së automjetit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×