
Arsenali siguron një vend në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, ku do të përballet me Atletico Madrid të drejtuar nga Diego Simeone, pas eliminimit të Barcelonës. “Topçinjtë” kalojnë më tej falë fitores minimale në ndeshjen e parë, ndërsa në kthim barazojnë pa gola ndaj Sporting Lisbona në “Emirates”.
Ndeshja nis me ritëm të lartë, me portugezët që kërkojnë me ngulm golin e barazimit. Tentativat nga distanca të Francisco Trincao dhe shokëve të tij nuk gjejnë kuadratin, ndërsa nga ana tjetër Viktor Gyokeres provon të shqetësojë mbrojtjen londineze. Rasti më i pastër i pjesës së parë i takon Sportingut, me Geny Catamo që godet shtyllën në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Arsenali rrit gradualisht presionin. Noni Madueke i afrohet golit, por ndalet nga rrjeta e jashtme, përpara se të largohet nga fusha për shkak dëmtimi. Në minutat e fundit është Leandro Trossard ai që shkon shumë pranë golit, por edhe tentativa e tij ndalet nga shtylla.
Në fund, rezultati mbetet 0-0, i mjaftueshëm për skuadrën e Mikel Arteta për të prerë biletën drejt gjysmëfinaleve. Një arritje e madhe për londinezët, ndërsa aventura europiane për Sportingun mbyllet këtu, pa arritur të shkruajë historinë.
Mikel Arteta iu referua dokumentarit të Amazon All or Nothing: Arsenal, i cili ndoqi skuadrën gjatë sezonit 2021–22, duke lënë të kuptohet se ka pasur reagime të tepruara ndaj ekipit të tij pas një periudhe të vështirë.
“Do të doja që këtë sezon të xhirohej dokumentari për Arsenalin, që të mund të filmonit 48 orët e fundit dhe të kuptonit gjithçka që është thënë për ne. Pastaj, kur ta shikonim serinë në korrik, do t’i bënim vetes pyetjen: duke parë pamjet, ku renditet Arsenali?
Mendoj se të gjithë do të thoshim se jemi në tre vendet e fundit [bazuar në kritikat]. Pra, për çfarë po flasim, djema? Ju lutem, shijoni vendin ku ndodhemi si klub.
Nëse dikush nuk dëshiron ta bëjë këtë, në rregull. Ne po e shijojmë shumë këtë moment dhe ndiej një mirënjohje të madhe për atë që po bëjnë lojtarët dhe tifozët tanë. Faleminderit.”, përfundoi spanjolli.
and then