“I kërkoni BE-së të ndërpresë negociatat e jo subvencione për fermerët/ Berisha i përgjigjet Bidos: Pse bën papagallin e një hajduti? Fondet e IPARD u vodhën nga…

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka vjedhur fondet e IPARD duke mos ua shpërndarë fermerëve.

Ai iu përgjigj deputetit të PS Ardit Bido, i cili u shpreh se opozita flet për subvencionet për fermerët, por kur organizohet takime me BE-në, kërkojnë bllokimin e negociatave.

Ndërkohë Berisha ka ashpërsuar gjuhën, duke e quajtur Bidon papagall, ndërsa ka kujtuar sipas tij vjedhjen e fondeve të IPARD-it.

“Mashtrimi është bërë ligji i tyre. 3 mld euro kemi investuar ne të zonat rurale. Ullinjtë nga 4 mln që vinin nga koha e Skënderbeut në 11 milionë,. Nuk i zhbëni dot kurrë. Nuk matemi dot me vendet e BE, por Kosova ka ndarë këtë vit 200 mln euro për bujqësinë, 4 herë më shumë se Shqipëria. Jep për një hektar grurë 100-150 euro për plehërimit, jep për naftën dhe farën. Nuk krahasohemi me Gjermaninë e Francën, por me Kosovën që ka gjysmën e buxhetit tonë. Ç’jeni kaq të mjerë që bëni papagallin e një hajduti. A jeni shqiptarë? Po IPARD-in që e vodhët dhe i përjashtuar nga qindra mln euro fermerët. Apo i vodhi ai pa lejen e të cilit nuk vidhet asgjë dhe e mori më pas në zyrë”, tha ai



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×