Dosja “Partizani”, kryeministri dëshmitar/ Hazizaj: Rama si kryetar i Bashkisë mban përgjegjësi për çdo firmë! Ish-pronarët, të përfitojnë si të gjithë qytetarët shqiptarë

Avokati Sokol Hazizaj në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për Dosjen “Partizani”, duke komentuar edhe vendimin e GJKKO e cila thirri dëshmitar në procesin gjyqësor kryeministrin Edi Rama.

Gjatë intervistës. Hazizaj tha se thirrja e kryeministrit, në cilësinë e dëshmitarit sipas tij nuk është për t’u çuditur, pasi është thirru në cilësinë e kryetarit të bashkisë Tiranë në atë kohë.

Gjithashtu nënvizoi se gjykimi lidhur me këtë çështje nuk duhet të jetë politik.

“Nuk mendoj se thirrja e kryeministri aktual në cilësinë e dëshmitarit përbën truk politik apo truk procedural. Në ballafaqimin që ka patur mbrojtja në mënyrë vijuese është konstatuar se një nga hallkat në të cilën është lejuar leja e drejtimit ka qenë edhe kryetari… Mendoj që çështja Partizani është ajo ashtu si e ka paragjykuar organi i hetimit, është tërësisht politike dhe nuk ka lidhje fare me faktin apo me gjënë që ka ndodhur. Rama nuk vjen në cilësinë e kryeministrit, por si kryetar i bashkisë, mban përgjegjësi për çdo firmë të dhënë, për çdo firmë të vendosur në situatën që ka ushtruar detyrën edhe si kryetar i Bashkisë edhe si kryetar i  KRT Tiranë. Pra ka patur dijeni për të gjitha veprimet ligjore të ish-pronarëve. Kështu konsiderohet, Pra është edhe një tagër për shkak të përgjegjshmërisë që ka personi, Rama në rastin konkret. Dhe  nuk ka asnjë çudi që nga mbrojtja e zotit Berisha ta kërkojnë  në cilësinë e dëshmitarit, të kërkohet zoti Rama apo edhe zoti Balla apo edhe çdo dëshmitar tjetër. Të jepen shpjegime nëse ky proces ka qenë i ligjshëm, sipas asaj kohe për shkak të firmës së hedhur. Por unë e them me bindje se kjo çështje, është e thjeshtë dhe jo ashtu siç është ngarkuar politikisht. Sjellja e risisë së kompensimit të pronave është produkt politik.  Meqenëse Malltezi që vjen nga familja Begeja, Llagami që vjen nga Llagami, pa thënë nipërit dhe mbesat e tyre, janë nipërit e pronarëve të vërtetë, pra këtu nuk ka asnjë të pavërtetë. Apo se njëri bëhet dhëndri i dikujt…Por nuk ke përse e vesh të gjithë procesin ligjor, dhe ta trajtosh si proces politik. ish pronarët, duhet të përfitojnë si të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×