“Arsye për të protestuar, udhëtimet sekrete të Ramës me Ron Yefet”, Këlliçi: I dha ambientet e News24 përmes klientelizmit!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në një prononcim për News24 nga selia blu pak para protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, deklaroi se ka “1000 arsye” për të dalë në protestë kundër qeverisë.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore lidhet me atë që ai e cilësoi si udhëtime sekrete të kryeministrit Edi Rama me biznesmenin Ron Yefet, duke akuzuar për marrëdhënie klienteliste që kanë ndikuar edhe në sektorin e medias.

Ai pretendoi se Yefet, të cilin e përshkroi si një figurë që kontrollon industrinë e armëve dhe menaxhon strukturën KAYO, ka përfituar vendime të posaçme nga qeveria, përfshirë dy VKM nominale. Ai shtoi se, sipas opozitës, këto vendime kanë çuar edhe në largimin e gazetarëve të News24 ambientet e medias dhe kalimin e tij në duart e një subjekti privat.

Në vijim, Këlliçi akuzoi se marrëdhëniet mes kryeministrit dhe biznesmenit janë reflektuar edhe në takime jashtë vendit, duke përmendur një udhëtim në Paris në tetor 2020.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×