Djegia e pallatit në Tiranë/ “Lejen e ndërtimit s’i dha Xhafaj”, Berisha: Fajtorë kryesorë, Rama dhe Veliaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fajtorë për zjarrin te pallati pranë QSUT-së, është Rama dhe Veliaj.

Ai tha se narrativa e këtyre ditëve ka qenë lirimi nga akuzat për Ramën dhe për Lubinë (Ballukun).

“Kundër asaj mafie, të mashtrimit të trillimit që përdoret si hanxhar për fjalën e lirë. Që nga mëngjesi deri në darkë pret të vërtetën si me thatër. Dje u mundua që të mbulohej ngjarja për djegien e pallatit. PD ka denoncuar atë ndërtues, për ngjarjet në fjalë. Rama Veliaj janë fajtorët kryesorë të zjarrit. Fatmir Xhafajn nuk e kemi kursyer. Por lejet e ndërtimit nuk ka dha Xhafaj, por Rama dhe Veliaj. Por zjarrfikëset nuk futeshin dot. E gjithë narrativa ishte si të liroheshin nga akuzat Rama dhe Veliaj, më saktë Lubia.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×