
Kreu i PD Sali Berisha, ka bërë një thirrje në fjalën e tij në protestën e sotme që qytetarët të reagojnë kundër regjimit.
Berisha theksoi se një pjesëmarrje masive në zgjedhje do të sillte një ndryshim që i duhet Shqipërisë.
“Ka një mësim që shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari, ajo që ishte ndryshe ishte pjesëmarrja masive. Kjo është arsyeja përse unë kam insistuar ligjin për votimin me detyrim, ligj të cilin e kanë një seri vendesh demokratike sepse vetëm një pjesëmarrje e detyruar në zgjedhje në Shqipëri do të mund të çlironte qytetarët nga frika dhe të kishim rezultatet që duhen. Por në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është e ndaluar, është e ndaluar nga kërcënimet e Ramës ndaj qytetarët për të mos u paraqitur në votime nëse ato nuk votojnë PS. Policia u marrin kartat letërnjoftimet qytetarëve ditën e votimit që nuk duhet të votojnë. Pjesëmarrja masive në zgjedhje është e ndaluar nga kërcënimet”, tha ai.
and then