Kupa e Shqipërisë/ Gjysmëfinalet premtojnë spektakël, ndeshjet

Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen këtë mesjavë, duke premtuar emocione dhe rivalitet të lartë, pasi gjithçka është ende e hapur pas barazimeve në takimet e para.

Të mërkurën, vëmendja do të jetë te përballja mes Elbasanit dhe Egnatias, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00. Sfida e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, duke e bërë këtë duel vendimtar për sigurimin e një bilete në finale.

Të enjten, është radha e supersfidës mes Vllaznisë dhe Dinamo City-t, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, gjithashtu në ora 19:00. Edhe kjo përballje vjen pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, çka garanton një përballje të hapur dhe plot tension deri në minutën e fundit.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion do të luhet më 13 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku do të kurorëzohet skuadra fituese e këtij kompeticioni.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×