“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj: Kallëzim në SPAK për keqadministrimin e këtij sektori

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se bashkë me ekipin e tij ka hartuar një kallëzim penal për ta depozituar në SPAK përmes së cilës kërkohen hetime për keqadministrimin e naftës në Shqipëri.

Lapaj, përmes një deklarate zyrtare tha se ndërkohë që nafta në vendin tonë ‘derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot’,  qytetarët paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në botë.

“Ndërkohë që ne paguajmë çmimin më të larta të naftës në rajon e një nga më të shtrenjtat në botë:

Në Shqipëri, për vitet 2003 – 2023, janë nxjerrë dhe eksportuar 15 054 451 tonë naftë bruto;

Për vitet 2023-2024 janë nxjerrë rreth 1 200 000 tonë naftë bruto;

Gjatë kësaj periudhe, në përrenj e lumenj janë derdhur miliona tonë naftë”, tha Lapaj.

Deklarata e plotë

“Kallëzim penal për naftën në Shqipëri. Bashkë me ekipin e lëvizjes Shqipëria Bëhet kemi përgatitur provat dhe faktet për SPAK lidhur me keqadministrimin e sektorit të naftës. Nafta në vendin tonë derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot ‘ndërsa ne paguajmë një ndër çmimet më të shtrenjta në botë.

Nga komunikimet tona me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore rezulton se për vitet 2004-2023 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare vetëm nga koncesionarët private, 15.054.451 ton naftë, ndërkohë që për vitet 2023-2024, mbi 1.2 milion ton naftë bruto. Miliona ton naftë të tjera janë derdhur dhe derdhen lumenjve e përrrenjve të këti jvendi duke ndotur tokën dhe detin tonë. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj në videon e tij shpjeguese

Ndërkohë që ne paguajmë çmimin më të larta të naftës në rajon e një nga më të shtrenjtat në botë:

Në Shqipëri, për vitet 2003 – 2023, janë nxjerrë dhe eksportuar 15 054 451 tonë naftë bruto;

Për vitet 2023-2024 janë nxjerrë rreth 1 200 000 tonë naftë bruto;

Gjatë kësaj periudhe, në përrenj e lumenj janë derdhur miliona tonë naftë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×