
Të dielën në mbrëmje u zhvilluan edhe sfidat e tjera të mbetura sa i takon ndeshjeve të para të fazes play off në çerekfinalet e Konferencave të Lindjes dhe Perëndimit. Ekipi i Oklahoma fitoi 119-94 ndaj Phoenix në çerekfinalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e dominuar nga kampionët në fuqi, ku u dallua Alexander Shai me 25 pikë. Po në Perëndim, skuadra e san Antonio mundi 111-98 Portland, duke e nisur mbarë fazën play off. Avdija realizoi 30 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Wembanyama shkëlqeu me 35 pikë për Spurs.
Surpriza më e madhe e mbrëmjes ishte humbja e Detroit në fushën e tij, që u mund 112- 101 nga Orlando. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes zhgënjyen në takimin e parë (të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 16 pikë). Nuk zhgënjen as ekipi i Boston, që mundi 123-91 Philadelphia, në një takim në sens unik që nga perioda e parë. Brown me 26 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Celtics.
and then