
“Paketa e Maleve” ishte në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me përfaqësues të sektorit të agroturizmit në Shqipëri.
Rama vuri theksin tek zgjidhja që kjo nismë ligjore i bën problematikave me titujt e pronësisë, lindur nga ligji i hershëm 7501.
Rama tha se, “Paketa e Maleve synon që shumë shqiptarë që janë në emigracion apo që janë në qytet kanë toka, kanë shtëpi të vjetra, të cilat duan t’i zhvillojnë, po s’kanë asnjë mundësi t’i zhvillojnë sepse edhe sikur të kenë paratë nuk marrin dot leje se s’kanë titullin e pronësisë.
Me ligjin e ri që quhet Paketa e Maleve, kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejt, duke shprehur interesin pranë bashkisë e cila afishon një listë për 45 ditë ku dhe e bën publike,
“Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar, nëse s’vjen, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Këshilli bashkiak e miraton dhe personi e çon aplikimin”, tha Rama.
Sipas tij, pas kësaj procedure, nuk mund ta shesësh tokën dhe as nuk mund ta japësh me qira, por vetëm pasi miratohet projekti dhe ndërton, merr titullin e pronësisë mbi atë ndërtim dhe mbi atë investim, duhet ta mbarosh.
“Po nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë dhe ligji parashikon që në çdo rast kur në një kohë x shfaqet dikush tjetër me pretendimin që është pronari, shkon në gjyq fiton me atë, nuk merresh ti, merret shteti. I takon shtetit pastaj që ta kompensojë personin, i cili mund të shfaqet si pretendent i kësaj prone”, tha Rama.
and then