Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Klodiana Lala: SPAK konfirmon kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri

Ervin Mata është arrestuar në Brazil, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat për rikthimin e tij në vend.

Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka konfirmuar se ka depozituar kërkesën për ekstradimin e Matës drejt Shqipërisë.

Mata, i njohur ndryshe si “mbreti i kokainës”, akuzohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë të njohur si masakra në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, e ndodhur disa vite më parë në një lokal nate.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se arrestimi i tij në Brazil konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa pritet që procedurat e ekstradimit të ndjekin rrugën ligjore për ta sjellë përballë drejtësisë shqiptare.

SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të Matës dhe lidhjeve të tij të mundshme brenda dhe jashtë vendit.

Klodiana Lala: Boli i kokainës, ishte përfshirë në masakrën në bllok, në një lokal.

Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

SPAK ka kërkuar ekstradimin e Matës drejt Shqipëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×