“Veliaj të mos mbahet në kafaz xhami”/ Prokurori Dado-avokatit të kryebashkiakut: Është strukturë që mundëson komunikimin, kushtet janë si hotel me 5 yje

SPAK ka kundërshtuar kërkesën e avokatit Plarent Ndreca që kryebashkiaku Erion Veliaj të mos qëndrojë në strukturën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Gjatë seancës, prokurori Ols Dado është shprehur se prania e Veliajt në këtë hapësirë nuk përbën problem, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një “kafaz”, por për një kabinë xhami që lejon komunikimin përmes një hapësire të posaçme.

Ai theksoi gjithashtu se kushtet në Gjykatën e Posaçme janë shumë të mira, duke i krahasuar me ato të një hoteli me pesë yje. Kjo deklaratë u konsiderua e papërshtatshme nga trupi gjykues, i cili i tërhoqi menjëherë vëmendjen prokurorit.

“Lidhur me kërkesën e avokatëve që Erion Veliaj të mos mbahet në kafaz, nuk besojmë se përbën problem. Nuk është kafaz, por një strukturë xhami dhe ka edhe një të çarë që mundëson komunikimin. Kushtet e GJKKO janë shumë të mira, si në një hotel me 5 yje”, deklaroi Dado gjatë seancës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×