Askush si ai, sezon për notën 10 i Dimarco-s, Inter i zgjat kontratën

Paraqitje spektakolare dhe shifra rekord për Federico Dimarco, i cili po konfirmohet si një nga armët më të forta të Inter Milan këtë sezon.

Me 18 asistime në kampionat, Dimarco po bën diferencën nga krahu i majtë, duke u shndërruar në një “regjisor” të vërtetë loje, edhe pse nuk është një numër 10 klasik. Meritë edhe e trajnerit Cristian Chivu, i cili ka arritur ta rikthejë në nivelet më të larta pas një periudhe jo shumë bindëse.

Forma e tij e shkëlqyer ka bindur drejtuesit zikaltër të veprojnë menjëherë: Interi ka zgjatur kontratën e lojtarit deri në vitin 2028, duke aktivizuar klauzolën ekzistuese, ndërsa në horizont është edhe një marrëveshje e re afatgjatë, që mund ta lidhë Dimarcon me klubin deri në vitin 2030, me një rritje të ndjeshme page.

Shifrat flasin qartë: në ndeshjen ndaj Torino FC, Dimarco dha dy asistime vendimtare—për Marcus Thuram dhe Yann Bisseck—duke arritur në kuotën e 18 asistimeve në 32 ndeshje, të shoqëruara edhe me 6 gola. Një rekord absolut, që lë pas edhe Papu Gómez, i cili mbante më parë primatin me 16 asistime në një sezon me Atalantën.

Interi tashmë është i qartë: Dimarco është një pikë fikse për të ardhmen, dhe klubi synon ta ndërtojë skuadrën rreth cilësive të tij edhe në sezonet në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×