I riu shqiptar përplas me ‘smart’ dy këmbësorët, njeri prej tyre humb jetën. Arrestohet

Një ngjarje e rëndë rrugore në Romë ka përfunduar me vdekjen e një këmbësori, ndërsa autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 19-vjeçar me origjinë shqiptaro-boshnjake. Aksidenti ndodhi më 22 prill në zonën e Casalotti-t, në Via di Boccea, rreth orës 07:30 të mëngjesit, kur një automjet tip “Smart” përplasi dy këmbësorë që po lëviznin në rrugë.

Njëri prej të plagosurve, Nicola Acquaviva, 54 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas rreth një jave në gjendje kritike. Ai ishte shtruar në Spitali San Camillo, ku nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Edhe këmbësori tjetër u transportua me urgjencë në gjendje të rëndë në Poliklinika Gemelli, ndërsa shoferi u dërgua për kontrolle në Spitali San Filippo Neri, ku testet e alkoolit dhe toksikologjike rezultuan negative.

Sipas hetimeve paraprake, i riu, i lindur në Itali në një familje me origjinë boshnjako-shqiptare – ka humbur kontrollin e mjetit për arsye ende të paqarta. Ai është arrestuar dhe po hetohet për aksident rrugor me pasojë vdekjen. Autoritetet italiane kanë konfirmuar se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa gjykata pritet të vendosë masën e sigurisë ndaj të riut në ditët në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×