
Një ide që ndryshon mënyrën si shohim qytetin
Në realitetin e sotëm urban, “Riciklo Kreativ” rikthehet nëedicionin e tij të pestë si një ftesë për të menduar ndryshe. Konkursi i ideve për studentët, i cili këtë vit trajton temën“Skulptura Urbane” nën prizmin e “dialogut urban”, zhvillohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikëspranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me mbështetjen e Mane Foundation dhe Tirana East Gate (TEG).
Ky nuk është një konkurs i zakonshëm arkitekture. Ështënjë proces reflektimi mbi qytetin, mbi atë që prodhojmëdhe mbi atë që zgjedhim të hedhim
Si të bëhesh pjesë e Riciklo Kreativ
Për studentët e arkitekturës, urbanistikës dhe dizajnit, “Riciklo Kreativ” është një mundësi konkrete për t’u përfshirë në një projekt me impakt real.
Aplikimi kryhet online përmes formularit: https://forms.gle/9U269zFh84H5VcYZ7
Afati i fundit për regjistrim është 1 qershor 2026. Pjesëmarrja është e hapur për studentë nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, individualisht ose në grupe deri në 3 persona. Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.
Çmimet që vlerësojnë kreativitetin
Përtej eksperiencës dhe ekspozimit profesional, konkursishpërblen idetë më të mira me çmime monetare:
• 800€ – Vendi i parë
• 2 çmime nga 500€ – Vendet e dyta
• 3 çmime nga 400€ – Vendet e treta
Për të gjithë pjesëmarrësit që arrijnë në fazën e ekspozimit do të jepen certifikata vlerësimi, ndërsa projektet fituese do të promovohen nga FAU, Mane Foundation dhe TEG.
Riciklo Kreativ – një konkurs arkitekture me njëfilozofi ndryshe
“Riciklo Kreativ” është një mënyrë e re të menduari mbimaterialet, hapësirën dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.
Në thelb të tij qëndron ideja se mbetja nuk është fundi i njëobjekti, por një fazë e përkohshme që pret të riformësohet.
Studentët ftohen të marrin materiale të riciklueshme dhe t’itransformojnë në skulptura që jo vetëm duken, por edhe“flasin”.
Konkursi ka një fokus të dyfishtë:
• Të vendosë studentët në kontakt me materialet e riciklueshme dhe të rrisë ndërgjegjësimin përprodhimin e tepërt të mbetjeve urbane
• Të nxisë krijimin e veprave artistike që i shërbejnëkomunitetit, të realizuara tërësisht nga materiale tëricikluara
Skulptura urbane si dialog me qytetarin
Në Riciklo Kreativ, skulptura urbane nuk trajtohet thjesht si një formë estetike, por si një mesazh që komunikon drejtpërdrejt me qytetarin. Çdo vepër kthehet në reflektim mbi mënyrën si konsumojmë dhe mbi gjurmën që lëmë pas në mjedis, duke transformuar atë që zakonisht perceptohet si “e panevojshme” në diçka që provokon mendimin. Kështu, skulpturat krijojnë një dialog të hapur me publikun dhe kontribuojnë në ndërtimin e një ndërgjegjeje të re kolektive mbi përgjegjësinë ndaj mjedisit.
Nga ide në ekspozitë – eksperienca në TEG
Një nga momentet më të rëndësishme të “Riciklo Kreativ” është transformimi i ideve në një eksperiencë të prekshme për publikun përmes ekspozimit të projekteve në ambientet e TEG. Vizitorët nuk janë thjesht spektatorë, por pjesë aktive e këtij rrëfimi kreativ: ata kanë mundësinë të shohin nga afër maketet, të kuptojnë procesin e kthimit të materialeve të riciklueshme në koncepte urbane dhe të përjetojnë potencialin e tyre në një kontekst real. Përfshirja e publikut në votim, krahas vlerësimit nga juria profesionale, e bën Riciklo Kreativ një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes krijuesve dhe qytetarëve.
Një dimension real: Rolling Hills by the Lake
Për ta bërë konkursin më konkret dhe më të lidhur me realitetin, këtë vit studentët ftohen të imagjinojnë projektete tyre si pjesë e një hapësire reale: sheshi i komunitetitrezidencial Rolling Hills by the Lake, pranë liqenit tëFarkës.
Kjo qasje e re i jep një dimension praktik konkursit, duke isfiduar studentët të mendojnë jo vetëm në mënyrëkonceptuale, por edhe në raport me një kontekst të vërtetëurban dhe arkitektonik. Në këtë mënyrë, veprat e propozuara fitojnë potencial jo vetëm si ide, por edhe siprojekte të zbatueshme në të ardhmen.
Në edicionin e tij të pestë, “Riciklo Kreativ” në TEG konfirmon se qyteti nuk është vetëm një hapësirë për tëjetuar, por edhe për të reflektuar dhe për të krijuar.
Duke i dhënë jetë të re materialeve të ricikluara, ky konkursarkitekture i zhvilluar nga FAU me mbështetjen e Mane Foundation dhe Tirana East Gate (TEG), nuk prodhonvetëm skulptura, por ide që mund të ndryshojnë mënyrën sindërtojmë të ardhmen.
and then