Aksident tek Kepi i Rodonit, humbi kontrollin e motorrit, vdes turisti 45 vjeç

Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Durrës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit që drejtonte.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është shtetasi Arben Karamuço, i cili ishte duke drejtuar një motomjet me katër goma. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe pësuar dëmtime të rënda.

Si pasojë e aksidentit, Karamuço ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, një grua që udhëtonte me të në motomjet ka mundur të shpëtojë dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×