Aksident pranë Lumit të Vlorës/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa makina ka përfunduar në kanal anës rrugës duke u përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe është ndihmuar menjëherë. Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×