EMRI/ Detaje nga plagosja e policit gjatë natës në Tiranë! Kush ishte shënjestër e atentatit, ngjarja për prishjen e pazareve të drogës, dyshohet se…

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja policit gjatë natës në Tiranë. News24, mëson se i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku.

Efektivi i policisë mësohet se është agjent pranë komisariatit nr.4. Ndërsa raportohet se është qëlluar me armë në këmbë.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë afër banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit. Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Nuk dihet fakti pse efektivi ishte shoqëruar me objektivin i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.

Ndërkohë efektivi i  plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×