Sherr mes dy personave në Tiranë, goditet me thikë 55-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotme në vendin e quajtur “Nisharaku”. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta një 48-vjeçar ka goditur me thikë një 55-vjeçar. Autori është shpallur në kërkim

Njoftimi;

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×