Shkeli perimetrin e sigurisë me gomone, gjobitet drejtuesi, bllokohet edhe mjeti lundrues

Dhërmi

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh, ndëshkohet me 500.000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues.

Gjithashtu, Policia Kufitare bëri edhe bllokimin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare të DVKM Vlorë kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare Vlorë-Ksamil.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.

Ky rast ishte filmuar nga qytetarët dhe ishte publikuar edhe në portalin JOQ.

Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues gomone me drejtues shtetasin F. D.

Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, u bë dhe bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×