Aksioni i përbashkët me Antimafian italiane, kreu i SPAK jep detajet: 15 urdhër-arreste. Sekuestruam 1 mln euro cash, bllokuam pasuri

Kreu i SPAK, Klodjan Braho në një konferencë të përbashkët me Antimafian Italiane tregoi detaje në lidhje me aksionin e përbashkët që çoi në ekzekutimin e 15 masave. Ai pohoi se në këtë aksion janë sekuestruar rreth 1 milion euro pasuri cash, si dhe pasuri të vëna nga aktiviteti kriminal, llogari bankare apo dhe shoqëri tregtare.

“Ky është një rezultat i përbashkët. Në lidhje me këtë çështje janë ekzekutuar 15 masa, 10 janë ekzekutuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Është një element i rëndësishëm i këtij rasti, jo vetëm goditja e këtij aktiviteti të krimit të organizuar të drogës, por dhe produkti i krijuar nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 milion euro para në gjendje cash. Po kështu nga GJKKO në Tiranë, janë sekuestruar pasuri të tjera, llogari bankare, shoqëri, që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale. Dua të përmend operacionit “Shpirti”, “Kulmi” dhe “Ura” ku u dënuan penalisht 167 persona dhe për 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme nga 12 vite burg e deri në 20.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×