Shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit/ “Kam bërë 20 aksidente, i jap shpejt makinës”, çfarë deklaronte Petri Bozdo në një intervistë

Tragjik ishte fati i një 7-vjeçari dje në fshatin Mengël, si pasojë e një aksidenti, ndërsa pas hekurave ra regjisori i njohur Petri Bozo, i cili drejtonte mjetin që përplasi vogëlushin.

Ngjarja ndodhi në aksin “Elbasan–Librazhd”, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e cila ndodhet buzë rrugës nacionale.

Sipas burimeve policore, pas ngjarjes Bozo ka deklaruar se nuk po lëvizte me shpejtësi, megjithatë autoritetet dyshojnë se automjeti mund të ketë qenë mbi limitet e lejuara. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë ende.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën, ndërsa vetë ndiqte mësimin pasdite në të njëjtin institucion arsimor.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po lëviznin drejt një dyqani aty pranë. Në ato momente dyshohet se fëmija është shkëputur nga dora e së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo. Ndërkohë, pak kohë më parë, gjatë një interviste televizive, regjisori kishte folur edhe për përvojat e tij në drejtimin e automjetit, duke treguar se gjatë jetës kishte qenë i përfshirë në më shumë se 20 aksidente rrugore, edhe pse kishte theksuar se vetëm njëherë ishte ndier realisht në rrezik për jetën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×