
Sizmologu i njohur Prof.Dr. Shyqyri Aliaj u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer në fushën e sizmologjisë dhe shkencave të Tokës.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, profesor Aliaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet sizmologjike dhe gjeologjike, duke qenë autor dhe bashkautor i dhjetëra monografive shkencore, teksteve mësimore dhe librave profesionalë.
Aliaj la pas një trashëgimi të pasur akademike me 105 artikuj shkencorë dhe 84 punime të referuara në simpoziume, konferenca dhe takime shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë periudhës 27 nëntor-31 dhjetor 2019, edhe pse në moshë të thyer, Profesor Aliaj arsyetoi me këmbëngulje se nuk priten më tërmete shkatërruese në Shqipëri edhe për rreth 100 vjet, duke informuar dhe qetësuar qytetarët e tronditur me daljet e tij të shumta në mediat.
Portali i studimeve shkencore të tij https://www.researchgate.net/profile/Shyqyri-Aliaj-2 renditet ndër portalet e llojit me numrin më të lartë të vizituesve, studiues të shkencave të Tokës, nga thuajse të gjithë kontinentet.
and then