“Birra Korça” sipërmarrja më e vjetër shqiptare/ Kreu i PLL: Sulmet e tatimorëve po dëmtojnë klimën e biznesit, t’u jepet fund praktikave abuzive

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami ka reaguar lidhur me goditjet e padrejta të tatimorëve ndaj “Birra Korça”, duke shprehur shqetësim për situatën e krijuar ndaj një prej sipërmarrjeve më të vjetra në vend.

Në reagimin e tij, Axhami thekson se bllokimi i llogarive bankare dhe kufizimet në aktivitetin doganor, sidomos në prag të sezonit veror, krijojnë pasiguri serioze dhe ndikojnë negativisht në klimën e biznesit në Shqipëri.

Ai thekson se çdo biznes që investon, punëson dhe kontribuon në ekonominë shqiptare meriton trajtim të drejtë, transparencë institucionale dhe mbrojtje nga praktikat e padrejta administrative apo politike.

“Partia Lëvizja e Legalitetit mbështet sipërmarrjen shqiptare dhe konkurrencën e ndershme, duke kërkuar respektimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e një klime të sigurt për biznesin”, shton më tej Axhami.

Reagimi i plotë nga kreu i PLL, Shpëtim Axhami
Në mbrojtje të biznesit!
Partia e Legalitetit shpreh shqetësimin për situatën e krijuar ndaj shoqërisë Birra Korça, një prej sipërmarrjeve më të vjetra dhe simbolike shqiptare, me traditë që prej vitit 1928.
Bllokimi i llogarive bankare dhe kufizimet në aktivitetin doganor, veçanërisht në prag të sezonit veror, krijojnë pasiguri dhe shqetësime serioze për kompaninë dhe ndikojnë negativisht në klimën e biznesit në vend.
Ne besojmë se çdo biznes që investon, punëson dhe kontribuon në ekonominë shqiptare meriton trajtim të drejtë, transparencë institucionale dhe mbrojtje nga çdo praktikë e padrejtë administrative apo politike.
Partia Lëvizja e Legalitetit mbetet në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme shqiptare dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare duke garantuar respektimin e shtetit të së drejtës dhe konkurrencën e ndershme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×