
Ngjarjet e rregjistruara gjatë protestës së qytetarëve në Zvërnec kundër projektit të ri në jug të vendit, kanë sjellë reagime të ashpra. E ftuar në emisionin “Studio24”, gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi prapaskenat e asaj që ndodhi, duke bërë publike detaje tronditëse lidhur me kompanitë e sigurisë private të përfshira në konflikt.
Lala u ndal veçanërisht te pamjet e dhunshme ku një qytetar u tërhoq zvarrë, duke e cilësuar këtë si një ngjarje të papranueshme që nuk duhej lejuar kurrë të ndodhte. Sipas gazetares, pas këtyre shoqërive të sigurisë fizike fshihen emra të botës së krimit.
“Tërheqja turpëruese e një qytetari në Zvërnec ishte një nga ngjarjet më të rënda. Aty nuk është tërhequr zvarrë vetëm një qytetar, ishte një ngjarje e papranueshme. Nuk duhet të lejohej që të ndodhte. Duhet të ketë hetim për shoqëritë e sigurisë fizike. Një prej tyre lidhet me një kriminel në qytetin e Durrësit. Ajo ka lidhur kontrata edhe në ndikimin e dhunës,” deklaroi Lala.
Më tej, gazetarja ka lëshuar akuza të forta edhe ndaj reagimit të uniformave blu, të cilat sipas saj, treguan paaftësi dhe amatorizëm përballë situatës së tensionuar ku u përdor edhe spraj ndaj vetë efektivëve.
“Punonjësit që hodhën sprej drejt policisë dhe ata rrinin pëgjumur është e papranueshme,” u shpreh Lala e revoltuar.
Sa i përket projektit dhe zhvillimit turistik të zonës bregdetare, Klodiana Lala theksoi se Shqipëria ka nevojë të jetë konkurruese me fqinjët, por kjo nuk duhet të bëhet në kurriz të ligjit dhe pronës private.
“Ne duhet të jemi pro zhvillimit dhe të jemi konkurrues met vendet fqinje sa i përket vijës bregdetare. Nënkuptoj një zhvillim të qëndrueshëm në përputhje me zonat e mbrojtura, me studime të detajuara dhe të nisë nga pronat që në momentin kur jepen lejet e ndërtimit. Ndaj flas për zhvillimin e qëndrueshëm,” përfundoi gazetarja.
and then