Nga gara për mbijetesë tek Europa, 17 herë kampionët vendosen pas Tedi Carës

Tedi Cara pritet të largohet nga Oleksandrija. Raportimi i fundit nga Ukraina tregon se Dinamo Kiev ka shfaqur interes për ish-sulmuesin e Partizanit. Nëse Cara firmos te gjigantët e Ukrainës, do të luante në kualifikueset e Ligës së Europës.

Cara u afrua te Oleksandrija në janarin e vitit të kaluar. Prej atëherë është kthyer në rrezikun kryesor të sulmit, duke tërhequr vëmendjen e ekipeve në Ukrainë.

Më parë Oleksandrija e ka penguar shitjen e Carës. Kërkesa 1 milion euro nuk u plotësua, ndërsa për ta blerë 26-vjeçarin nga Partizani u paguan rreth 200 mijë euro.

Oleksandrija synon kërkon mbijetesën. Për këtë do të luajë në “play out”. Sfida e parë më 5 maj do të luhet ndaj Livi Bereg.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×