
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën e sotme në një filial të OTP Bank Albania në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter nga drejtimi i kryqëzimit të Komunës së Parisit. Ai e ka lënë mjetin jashtë ambienteve të bankës dhe ka hyrë menjëherë brenda, ku nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë ka marrë një shumë parash.
Pas grabitjes, autori është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina” dhe më pas drejt ish-Bllokut.
and then