VIDEO/ Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete. Një prej shoferëve në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kaninës. Dy automjete janë  përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×