
Drejtori i Policisë së Fieri, Erion Ahmeti ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka bërë bilancin e operacioneve gjatë muajit maj. Ai theksoi se gjatë muajit maj janë sekuestruar 3.3 kilogramë kanabis.
“Goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim. Janë sekuestruar 3.3 kilogramë kanabis. Në fushën e krimit mjedisor janë evidentuar 211 vepra penale. Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar disa vepra penale. Jemi duke punuar jo vetëm me prokurorinë por me të gjitha prokuroritë e tjera. Sa për kultivimin që prej muajit mars, drejtoria vendore, ka intensifikuar punën me grupe kontrolli të përbashkëta. Gjithashtu bashkëpunojnë me prokurorinë e rrethit gjyqësor për shpërndarjen e lëndëve narkotike”, tha ai.
and then