
Është zhvilluar ditën e sotme procesi për gjyqin ndaj grupit të Laert Haxhiut. Në seancë ka dëshmuar Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin “Noizy”.
Në dëshminë e tij, ai ka thënë se kur është vendosur eksplozivi ka qenë në të njëjtin pallat dhe se kur ka dalë, ka parë që ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë.
“Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtën pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë , dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat , por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03.00-04.00, unë u zgjova në orën 09.00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar dhe në kat të parë dhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar , sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri tek shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale ai të vjen dhe deri tek shtëpia”, ka thënë ai.
Gjithashtu “Noizy:, ka thënë se Kleviol Ahmeti është një person që nuk është ndaluar asnjëherë me kërcënime dhe sharje.
“ Kleviol Ahmeti është personi, sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë. Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me sesbën vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që une s dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në Tik Tok dhe shan të gjithë botën. Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është një i çmendur pas meje. Më erdhi në lokal një ditë përpara shpërthimit për tu sqaruar demek, vjen me 20 vete. Fjala e parë që thotë është “Ku është ai legeni”. Futet brenda , dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli. E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet per tu sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prap avazin duke më sharë. i thotë vetës artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë. Ishte live Tik Tok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli. Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij në pronën e tij duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha “Do të qëroj o pederast”. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas kësaj ngjarje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai pagoi disa çuna nga Vlora dhe më dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po. Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë, e dëgjova emrin e tij më mbrapa para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im.”, ka thënë ai.
and then