Aktiviteti “Bread and Heart Festival”/ Policia bllokon sheshin Skëndërbej, kufizohet lëvizja e këmbësorëve

Policia e Tiranës ka njoftuar bllokim të qarkullimit dhe të lëvizjes për këmbësorët në zonën e Sheshit “Skëndërbej”.

Mësohet se bllokimi do të bëhet në kuadër të aktivitetit “Bread and Heart Festival”. Kufizimi i lëvizjes ka nisur nga ora 9:00 deri në 17:00.

“Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Bread and Heart Festival”, sot, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, do të kufizohet lëvizja e këmbësorëve në zonën e Sheshit “Skënderbej”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet e përkohshme dhe i fton të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit.”, sqaron policia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×