Detaje nga skandali/ Si përfitoi vrasësi i policit përmes familjarëve të tij, fonde nga AZHBR për ngritjen e stallave. Zbulohen dokumentet

Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me autorin e vrasjes së policit në Maliq, Violand Braçellari, i cili rezulton se ferma e bagëtive që kishte ngritur në mes të pyllit, ku e përdorte dhe si strehë, e kishte ngritur me fonde të AZHBR-së.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për Web dokumentet zyrtare që provojnë se si përmes aplikimeve nga familja e tij, personi me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim prej 9 vitesh nga policia, ka përfunduar nga fondet shtetërore për të ngritur një fermë bagëtish me stalla. Në dokumente te siguruara për BË sqarohet se si familjarë të tij, konkretisht babai, Luan Braçellari, nëna, Berdane dhe vëllai, Danil, kanë përfituar fonde, duke aplikuar në AZHBR.

Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.

Për më tepër publikojmë dokumentet si më poshtë;



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×