Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet.

Për shkak të goditjes së fortë, personi (dyshohet endacak) ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×