Shpërthimi me tritol në Balldren/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori nga Kruja (Emrat)

Zbardhet dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse të ndodhur një ditë më parë në fshatin Balldren i Vjetër të Lezhës. Policia ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Avdiaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, blutë e Lezhës kanë arritur të identifikojnë dhe të shpallin në kërkim policor bashkëpunëtorin e tij, shtetasin Ermal Zalla, 35 vjeç, banues në Krujë. Aktualisht po vijon puna intensive në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të ngjarjes së ndodhur dje, në fshatin Balldren i Vjetër.

Vihet në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×