
Real Madridi vijon të tregohet shumë aktiv në merkaton e verës. Pas afrimit të Jose Mourinhos në stol dhe zyrtarizimit të blerjeve të mbrojtësit të majtë Marc Cucurella dhe mesfushorit Bernardo Silva, klubi madrilen këtë të enjte ka finalizuar edhe marrëveshjen me mbrojtësin francez Ibrahima Konate nga Liverpool.
Sipas analizës së mediave spanjolle, Mourinho po ndërton një skuadër të gatshme për të fituar menjëherë, duke preferuar futbollistë me përvojë në vend të talenteve më të rinj. Shumë shpejtë ndërkohë pritet sipas mediave spanjolle, të zyrtarizohet edhe afrimi i anësorit holandez Denzel Dumfries nga Inter, ndërsa një prej objektivave të Mourinhos është edhe qendërmbrojtësi Bastoni.
and then