“Më provokoi me drita të gjata”/ Vrau me thikë fqinjin, gjykata lë në burg Meklajd Meçajn, çfarë deklaroi 27-vjeçari në sallën e gjyqit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij, Rrapush Memolla, 60 vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në lagjen Mollaj, në Rrogozhinë.

I akuzuari Meçaj u shfaq para trupit gjykues me dorën e fashuar, pasi u plagos me thikë gjatë përleshjes me viktimën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 27-vjeçari ka pretenduar para trupit gjykues se nuk ka pasur qëllim ta vriste 60-vjeçarin, i cili e ka goditur më parë me thikë. Sipas tij, ai kishte ndaluar makinën pranë shtëpisë së tij dhe e kishte provokuar me drita të gjata. Sipas të akuzuarit për vrasje me dashje, viktima kishte një konflikt me një kushëri të tij.

I pyetur nga gjyqtari nëse kishte ndonjë konflikt personal me viktimën Rrapush Memolla, i riu e ka mohuar:

“Jo, unë personalisht me atë personin… po kushëriri im ka pasur konflikte. Jo me mua, me mua asgjë, unë kurrë s’kam folur me atë.”

Meçaj rezulton i dënuar më parë në Gjermani. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë atë në qeli deri në fund të hetimeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×