Përplasjet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë

Protesta e zhvilluar këtë të enjte është shoqëruar me disa të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas të dhënave zyrtare, në Urgjencën e Spitalit të Traumës u trajtuan 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe dy protestuesit janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në QSUT u paraqitën për trajtim edhe një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë. Të tre kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së shërbimit mjekësor.

Në total, 19 persona morën trajtim mjekësor pas protestës, prej të cilëve 15 janë efektivë policie dhe 4 protestues. Aktualisht, vetëm katër efektivë policie vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të gjithë të lënduarit e tjerë janë larguar nga spitalet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×