Mesazh për pronarin? Tritol makinës në Krujë, autori fiksohet nga kamerat. Tentoi të “kamuflohet”, por…

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip Fiat është dëmtuar pasi në të ishte vendosur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie të zonës, ku dyshohet se është filmuar autori i ngjarjes. Sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas është larguar në këmbë.

Autori kishte veshur rroba të errëta, në tentativë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe pista kryesore që po verifikohet është ajo e një konflikti të mëparshëm. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë shërbyer si një mesazh paralajmërues ndaj pronarit të automjetit, për shkak të konflikteve të mundshme mbi pronësinë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×