
Një dokument arkivor. Një mesazh që mbetet aktual.
Në vitet ’30, qeveria shqiptare mbështeti Birra Korçën si një nga produktet krenare të industrisë shqiptare, duke inkurajuar promovimin dhe konsumimin e prodhimit vendas.
Ky dokument historik tregon filozofinë ekonomike të shtetit shqiptar në atë periudhë:
• të mbështetet industria vendase;
• të favorizohen produktet shqiptare kur kanë cilësi;
• të zvogëlohet varësia nga importi.
Ne gazeten e kohes, citohej se Ministria e Ekonomisë Kombëtare u kërkonte Odave të Tregtisë të promovonin Birra Korçën, pasi analizat e kohës e vlerësonin si një produkt me cilësi të lartë, të denjë për të konkurruar birrat e huaja. Në të njëjtin dokument theksohet edhe një parim që mbetet aktual: “Një industri e vendit duhet të ketë një përkrahje edhe më të madhe.”

Pas gati një shekulli, ky mesazh vazhdon të ketë të njëjtën vlerë:
Të mbështesim produktet shqiptare do të thotë të mbështesim ekonominë, punësimin dhe identitetin
tonë.
🍺 Birra Korça – Traditë shqiptare që prej vitit 1928.
and then