FIFA jep dritën jeshile për Argjentinën? Ndizet finalja me propozimin e fundit që thyen rregullat

Lojtarët e Argjentinës mund të hapin mesazhe ku pretendojnë se Ishujt Falkland i përkasin atyre, nëse fitojnë Botërorin. Ky raportim vjen nga “Sky Sport”.

Grupi i posaçëm i punës për FIFA-n në Shtëpinë e Bardhë e dha dritën jeshile. Drejtuesit i grupit, Andrju Xhuliani, beson se lojtarët argjentinas gëzojnë të drejtën të shprehin mendimin e tyre.

“Malvinas janë argjentinase”, ishte mesazhi i hapur pas eliminimit të Anglisë. Ky veprim u pa si politik dhe madje kishte mendime se FIFA do të marrë masa.

FIFA ndërkohë ka vendosur që ta gjykojë si episod pas këtij Botërori. Më parë ndërkohë janë parë edhe pezullime me raste të ngjashme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×