
Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, duke zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura brenda dy ditësh dhe duke vënë në pranga autorin e dyshuar, Margiglen Gashi, 36 vjeç, banues në fshatin Plug, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Sipas Policisë, nga veprimet hetimore rezultoi se Gashi dyshohet se ka kryer dy vjedhje në datat 16 dhe 17 korrik 2026 në fshatin Plug, Lushnjë.
Rasti i parë ka ndodhur më 16 korrik, kur ai dyshohet se ka vjedhur dy bateri automjetesh.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit të 17 korrikut, 36-vjeçari dyshohet se është futur në një lokal në të njëjtin fshat, ku ka marrë një shumë parash dhe një laptop. Pas vjedhjes, ai dyshohet se i ka vënë flakën lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar në kuadër të operacionit policor “Again”.
and then