“Ja çfarë finalje pres”, Pano për Argjentinë-Spanjë: Ndeshja do zbukurohet kur të zhbllokohet, sytë tek Messi

Sonte zhvillohet finalja e Botërorit mes Argjentinës dhe Spanjës, një duel që pritet të dhurojë emocione të mëdha dhe të kurorëzojë kampionen e re të botës. Në Botërori Amerikan, “ikona” Ledio Pano tha:

“Ato bashkohen tek gjuha. Pastaj ku ndahen, është e vështirë të gjesh diçka. Ndoshta ndahen te mënyra e të luajturit.
Spanja është më e qetë, e do topin me vete. Do jetë një ndeshje taktike. Pres të ketë një Spanjë që do ketë topin, ndërsa Argjentina do presë në gjysmëfushën e vet. Ndoshta ndryshon diçka, nëse shënon ndonjëra prej tyre”.

Argjentina është ekip që luan mbrapa dhe mbyllur, luftën e ka të fortë mbrapa. Nuk të lejon që të hysh lehtë në zonën e saj. Të shohim çfarë do bëjë Messi. Ndeshja do zbukurohet kur të zhbllokohet”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×