
Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në rrëthrrotullimin e Saukut.
“News24” mëson se ka ndërruar jetë te Trauma personi i dytë që ndodhej në betoniere. Nga informacionet rezulton se është shtetas i huaj.
Ndërkohë një tjetër person, 28 vjeç u plagos nga aksidenti. Një betoniere, u përplas me një makinë dhe më pas ka çarë barrierat dhe ka rënë në autostradë sipër një automjeti tjetër.
Aksidenti rezultoi fatal, duke shkaktuar 2 viktima.
and then