
I konsideruar si një nga duelet më të mëdha sportive të vitit, boksieri shqiptar Kristjan Prenga do përballet sonte ndaj ish-kampionit të botës, Antoy Joshua.
Gjithçka është gati në “Xhedah Superdom” në Xhedah të Arabisë Saudite, me atmosfertën e zjarrtë dhe entuziazmin që është ndjerë në ajër gjatë gjithë këtyre ditëve.
Për Prengën, ky është një nga momentet më të mëdha të karrierës së tij dhe do kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum, dhe pse jo, të bëjë befasinë e madhe.
Kristian Prenga vjen në këtë duel me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh dhe vetëm 1 humbjeje, ndërsa të gjitha fitoret e tij janë arritur me nokaut, një statistikë që e rendit mes goditësve më të frikshëm të peshës së rëndë.
Përballë tij do jetë Joshua, i cili ka shkruar historinë në boks dhe është ndeshur me më të mirët. Për Joshuan, kjo do jetë si përgatitje, në prag të sfidës ndaj bashkëkombësit të tij britanik të kategorisë së rëndë, Tyson Fury.
Tifozët shqiptarë po e presin me padurim duelin me Joshuan, duke besuar se Prenga do të japë maksimumin në ring dhe do të përfaqësojë me krenari ngjyrat kuqezi. Pavarësisht vështirësisë së sfidës, mbështetja për boksierin shqiptar është e madhe, ndërsa shpresa për një paraqitje të shkëlqyer dhe një rezultat pozitiv ka bashkuar sportdashësit shqiptarë kudo në botë.
and then