Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

Tirana u nis dje në mëngjes dhe tashmë ndodhet në Turqi për fazën përgatitore. Sot do të zhvillojë edhe testin e parë miqësor.

Çorum, që është pjesë e Superligës turke në këtë sezon, njoftoi ndryshimin e axhendës. Sot, më 25 korrik, ishte rezervuar takimi me Igdir që është zëvendësuar nga Tirana. Sfida me bardheblutë do të luhet në “Bolu Von Resort 1 Nolu Sala”. Rikujtojmë që në këtë merkato, klubit turk iu bashkua edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. 30-vjeçari mund të marrë kështu minuta dhe mund të takohet me futbollistët shqiptarë.

Me orën shqiptare ky takim nis në 16:00. Sfida me klubin turk do të shërbejë për Dean Klafuriç. Trajneri kroat mund të shikojë gjendjen aktuale të skuadrës, ndërsa ka mbetur një muaj nga fillimi i kampionatit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×