Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

Chelsea siguron një përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes. Klubi londinez ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Maxence Lacroix nga Crystal Palace.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë me “Blutë” deri në vitin 2032 dhe do t’i bashkohet skuadrës së re përpara sezonit 2026/27.

Lacroix vjen te Chelsea pas dy sezoneve shumë pozitive me Crystal Palace, ku regjistroi 98 paraqitje dhe ndihmoi skuadrën të shkruante historinë me fitimin e UEFA Conference League, FA Cup dhe Community Shield.

Mbrojtësi francez konsiderohet një nga qendërmbrojtësit më të fortë në Europë, i vlerësuar për shpejtësinë, forcën fizike dhe dominimin në duelet ajrore.

Karrierën e nisi në akademinë e Sochaux, ndërsa më pas u transferua te Wolfsburg, ku në katër sezone zhvilloi 130 ndeshje përpara kalimit në Premier League.

Paraqitjet e tij me Crystal Palace i siguruan edhe një vend në Kombëtaren franceze. Lacroix debutoi me Francën në mars dhe më pas u përfshi në skuadrën për Kupën e Botës, ku zhvilloi tre takime dhe ndihmoi “Gjelat” të përfundonin turneun në vendin e katërt.

Vetë lojtari ka shprehur entuziazmin për aventurën e re, duke theksuar se objektivi i tij me Chelsea-n është i qartë: fitimi i trofeve dhe rikthimi i klubit në majat e futbollit europian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×