Europa League/ Hidhet shorti për fazën e Play-Off, Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm

Në Nion të Zvicrës është  hedhur shorti për fazën play-off të Ligës së Europës, ku në vazo gjendet edhe emri i Egnatias.

Kjo e fundit luan turin e tretë të këtij kompeticioni përballë Shemrok Rovers dhe nëse kualifikohet, do të ketë mundësinë që të luajë në play-off për turneun e dytë për nga rëndësia për klube të UEFA-s.

Goglat e shortit kanë vendosur skuadrën rrogozhinase përballë një kundërshtari të mundshëm jo edhe aq të lehtë.

Kundërshtari i play-off për çiftin Egnatia-Shemrok është caktuar Lilestrom i Norvegjisë, një klub i cili ka bërë çudinë në edicionin e kaluar ku edhe pse pjesë e kategorisë së dytë, ia doli të fitonte Kupën në këtë vend e siguronte pjesëmarrjen europiane direkt në play-off të Ligës së Europës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×