VIDEO/ Mbi 138 mijë pasagjerë kaluan nga Qafë Bota dhe Porti i Sarandës gjatë korrikut

Pika Kufitare e Kalimit (PKK) Qafë Botë dhe Terminali i Trageteve në Portin e Sarandës kanë regjistruar një fluks prej 138 mijë e 189 pasagjerësh gjatë muajit korrik, duke e bërë këtë muaj periudhën me lëvizjen më të lartë të sezonit turistik.

Sipas të dhënave zyrtare, në hyrje janë regjistruar 67 mijë e 128 pasagjerë, ndërsa në dalje 71 mijë e 061, çka tregon se daljet kanë zënë peshën më të madhe të qarkullimit gjatë kësaj periudhe.

Edhe lëvizja e mjeteve ka qenë e konsiderueshme. Gjatë korrikut kanë hyrë në vend 18 mijë e 640 automjete, ndërsa kanë dalë 19 mijë e 642.

Autoritetet bëjnë të ditur se PKK Qafë Botë dhe Terminali i Trageteve kanë operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet, përfshirë edhe agjencitë private, duke mundësuar përballimin e fluksit pa krijuar vonesa apo problematika për udhëtarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×